Përmbytjet, ja situata në rrugët e qarkut Gjirokastër

rruget gjirokasterAutoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë informacion mbi gjendje e rrugëve pas reshjeve të shumta në vend, që kanë nisur nga dje.

Sa i përket Gjirokastrës, ka rreshje shiu në të gjithë qarkun.

Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë,  dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.