Përmbytjet, BE jep ndihmat e para

derviciani 2Bashkimi Europian ka dhënë ndihmat e para për Shqipërinë, pas përfshirjes nga përmbytjet.

Mësohet se KE-ja ka aktivizuar Mekanizimin e Mbrojtjes Civile dhe kësaj ndihme i janë përgjigjur disa shtete Europiane.

Austria dhe Sllovenia janë dy vendet e para që kanë ofruar ndihmën e tyre.

Tenda, shtretër, mbulesa,  gjeneratorë dhe pompa janë ndihmat e para që do të vijnë në Shqipëri.

Mësohet se BE-ja është duke vëzhguar situatën e përmbytjeve në Shqipëri me qëllim që të përcaktojnë edhe ndihmat më emergjente që nevojiten.