Përmbytjet në Gjirokastër, Roland Bejko: Paaftësi i qeverisë në përballimin e situatës

Nga Roland Bejko

(Që pas sezonit të dështuar të përballimit të zjarreve i kam bërë thirrje Qeverisë shqiptare dhe Prefektëve të mblidhnin shtabet përkatëse të emergjencave për përballimin e reshjeve të shiut dhe përmbytjeve)
Sapo u ktheva nga Gjirokastra në Tiranë.
Gjatë gjithë kohës binte shi i dendur dhe rrugët ishin mbushur me pellgje të mëdha. Erësirë e plotë.
Dëgjoja radion në kanalin e Ora News. Jepeshin lajme mbi politikën, mbi debatet Rama-Basha sot në parlament, mbi reshjet e mëdha dhe rrezikun e përmbytjeve. Kishte dhe një njoftim për pezullimin e mësimit për ditën e nesërme.
Por, për gjatë dy orëve nuk dëgjova asnjë lajm mbi rrugët e bllokuara. Ecja dhe nuk e dija çfarë e papriture më priste përpara. Kot, np tym, në rrugët që mezi dukeshin.
Kur sapo mbërrita në Lushnjë, ishte një telefonatë nga familjarët e mi që më njoftoi se mirë do të ishte të kaloja nga Rrogozhina në Elbasan e prej andej të sisesha në Tiranë sepse autostrada Durrës-Tiranë ishe e bllokuar nga përmbytjet e shiut.
Ashtu bëra. Rruga nga Rrogozhina – Elbasan -Tiramë ishte gati bosh dhe e kalueshme, pa përmbytje. Në Tiranë u sosa mirë dhe shpejt.
Por, kisha shumë nevojë ta dëgjoja në radio njoftimin e vazhdueshëm të policisë për akset rrugore të pakalueshme në të gjithë vendin, ashtu siç bëjnë në të tilla raste policitë rrugore të vendeve ku pushteti ndjen përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Madie në Rrogozhinë u mundova të shquaja ndonjë patrullë policie që të mund të orientonte qytetarët për të shmangur rrugën nga Durrësi për Tiranë. Por më kot.
Nëse nuk do më kushin njoftuar familjarët, është e sigurt që edhe unë do kisha përfunduar në rradhën e gjatë të makinave të bllokuara në autostradën Tiranë-Durrës.
Tani po shikoj që Opinion në TV Klan po bën një përpjekje për të përcjellë njëfarë informacioni.
Në fakt, në çdo një orë Shtabi Qëndror i Emergjencave Civile duhet të informonte publikun për zonat e përmbytura, mungesën e energjisë elektrike, gjendjen e spitaleve, numrat telefonikë të emergjencave, të policisë dhe ugjencave, të gjitha duhet të ishin të afishuara në ekranet e TV-ve, NON STOP !
Në ligjin 8756, dt 26.3.2001 (i ndryshuar) janë parashikuar etapat që duhet të ndiqnin organet e pushteteve përgjegjëse për emergjencat civile.
Në nenin 3 të këtij ligji thuhet:
1. Organet shtetërore, të përcaktuara në këtë ligj, janë përgjegjëse për PARANDALIMIN, PËRBALLIMIN, dhe për RIAFTËSIMIN e gjendjes së shkaktuar nga fatkeqësia.
Por deri tani organet shtetërore kanë heshtur. Nuk kanë marë asnjë masë parandaluese, nuk kanë bërë asnjë parashikim për situatën, ku do ndërhyej, ku mund të shkaktohen dëme, ku mud të ketë përmbyetje.
Organet shtetërore nuk kanë bërë asnjë PLANIZIM PËR PËRBALLIMIN E EMERGJENCAVE CIVILE dhe për pasojë nuk ka gjasa të ketë edhe masa për riaftësim për rikthim në gjendjen e mëparshme.
Psh. Përmbytja që ka ndodhur sot te City Park në autostradën Tiranë-Durrës është rast i përsëritur dhe asnjë masë nuk është marë nga organet shtetërore.
Kur duhet të kishin reaguar organet shtetërore për tu ballë përmbytjeve?
Që me daljen nga dimri në muajin mars ku do bëhej vlerësimi i dëmeve nga përmbytjet e vitit kaluar. Do mblidheshin pas sezonit të zjarreve në gusht, dhe në shtator do ndaheshin detyrat për ndërhyrje, hapje kanalesh, ndërtime digash, etj.
Kush janë organet shtetërore përgjegjëse?
1▪ KËSHILLI I MINISTRAVE.
2▪KOMITETI NDËRMINISTROR I EMERGJENCAVE CIVILE.
3▪MINISTRIA E BRENDSHME ( E PUSHTETIT VENDOR, DREJTORIA E PËRGJITHSHME E EMERGJENCAVE CIVILE)
4▪MINISTRITË.
5▪ENTET E NDRYSHME PUBLIKE.
6▪PREFEKTI
7▪KRYETARI I BASHKISË.
8▪KOMISIONI VENDOR PËR EMERGJENCAT CIVILE PRANË BASHKISË.
DERI TANI TË GJITHA KËTO ORGANE SHTETËRORE JANË NË GJUMË.
TË PAAFTË !
TË PAPËRGJEGJSHËM !