Përmbytjet, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në jug të vendit

01337300_56776800Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura në jug të vendit nga Shtabi i Emergjencës që po ndjek situatën. Vendimi është marrë në orën 11:00, kur reshjet e shiut kanë rritur nivelin e lumenjve edhe më shumë dhe zgjeruar sipërfaqen e përmbytur. Meteorologët bëjne thirrje qe banoret e evakuar te mos kthehen ne banesat e tyre pasi jeta e tyre mund te jete ne rrezik.

Reshjet pritet te vazhdojne me intensitet gjate gjithe dites se sotme. Sa i perket kalueshmerise se rrugeve ne Qarkun Gjirokaster, mesohet se në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Po punohet për pastrimin e akseve në të dy këto segmente. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje dhe prani të ujit në rrugë.