Përmbytjet, situata më e fundit në rrugët e qarkut Gjirokastër

permbytjettDrejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka dërguar udhëzimet për ngritjen në gatishmëri të gjitha kapaciteteve në njerëz dhe mjete, të cilat disponohen nga qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, për shkak të intensitetit të prurjeve në lumin Vjosa.

Nisur nga niveli i ujërave u është kërkuar prefektëve që të përgatiten për evakuimin e komunitetit në zonat që mund të ketë përmbytje. Forcat e Armatosura janë dislokuar me mjete dhe njerëz përgjatë zonave të rrezikuara. Sa i përket qarkut Gjirokastër, deri në orët e pasdites sot raportohet se në rrugën Tepelenë – Gjirokastër në vendin e quajtur karburant “Targa”, ka pasur rrëshqitje të dherave dhe qarkullimi bëhet vetëm me një kalim.

Në bashkinë Memaliaj është bllokuar rruga e Damsit.

Rruga Tepelenë – Kurvelesh është e bllokuar dhe po punohet nga mjetet e subjektit të kontraktuar për zhbllokimin e saj.

Në disa njësi administrative mungon energjia elektrike. Grupet e punës po punojnë për riparimin e defekteve.