Permet, asgjesohen 135 bime narkotike, ne kerkim kultivuesi

kanabis10Pavarësisht operacioneve në shkallë të gjerë në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, asgjësimin e bimëve narkotike dhe ndalimin e autorëve, fermerët e zonave të këtij qarku duket se ende vazhdojnë të kundërshtojnë ligjet dhe të vijojnë me kultivimin e kanabisit.
135 bimë narkotike janë identifikuar dhe asgjësuar ditën e djeshme nga policia e Përmetit në pyllin e Llapushës mbi fshatin Vërçisht në rrethin e Përmetit.

Sipas informacioneve që vinë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër bimët narkotike të kultivuara në një parcelw të hapur rishtaz kanë qenë të fshehura në mes të pyllit. Burimet policore kënë konfirmuar se bimët varionin deri në 1.5 m lartësi. Bimët e shkulura janë asgjësuar me anë të djegjes, ndërsa disa prej tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorit që mendohet se është nga fshati Vërçisht, zona më e afërt me pyllin e Llapushës.
Zona e Përmetit është një prej zonave me numrin më të ulët të parcelave të kultivuara me kanabis. Vetëm 500 rrënjë kanabis sativa janë identifikuar dhe asgjësuar në këtë rreth gjatë gjashtëmujorit të fundit, ndërsa mësohet se edhe pas kontrollit të plotë të zonës së rrethit të Përmetit nga ajri, numri I parcelave të identifikuara ka qenë I pamjaftueshëm për një aksion në shkallë të gjerë si ai që u ndërmorr nga policia e Tepelenës në fillim të muajit qershor në zonën e Kurveleshit.