Përmet, plagoset me thikë një person

tmp_24134-thike31834143056Një person ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të goditjeve të pësuara me thikë.

Mbrëmjen e djeshme 35- vjeçari Kristo Prifti me banim në Përmet, dyshohet të ketë goditur me thikë shtetasin M.K.

Gjithçka mësohet të ketë ndodhur pas një debati të momentit mes tyre, shkaqet e të cilit mbeten ende për t’u sqaruar, çka ka bërë që Prifti të godasë me thikë.

I dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë 35- vjeçari u vu në pranga i akuzuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje