Përmet, policia merr nën vëzhgim magazinën ku u gjetën 12 ton kanabis
April 10, 2017
Pas kapjes së 12 tonëve kanabis në magazinën e fshatit Pagri në Përmet Policia ka blinduar zonën. Efektivë të policisë ruajnë të armatosur magazinën ku u gjet sasia e madhe e kanabisit, plot 12 tonë.
Kjo sasi kanabisi çoi në shkarkimin e drejtuesve më të lartë të Policisë në Përmet. Ajo ruhet 24 orë nga forcat e policisë. Fshati Pagri, sipas banorëve, nuk ka qenë terren për mbjelljen e kanabisit, ndërsa ata pranojnë se magazina ku ishte depozituar sasia e marijuanës, nuk është pronë e askujt por ka shërbyer si depo e drithërave në kohën e ish kooperativave.