Përndiqte një 32-vjeçare, kallëzohet në polici një burrë nga Lazarati

Një shtetas nga Lazarati është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Policia bën me dije se shtetasi A.Ç, vjeç 48, banues në fshatin Lazarat, në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, shtetasen L.M, vjeç 32. Kjo e fundit i bëri kallëzim në polici. Aktualisht çështja është nën hetim nga organi i akuzës në Gjirokastër.