Përndiqte një 37-vjeçare, policia arreston të riun nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterPolicia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar, banues në lagjen “Dunavat”.

G.Sinojmeri u arrestua pasi për një periudhë të gjatë kohore ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen E.G, 37 vjeçe, banuese në lagjen “Granicë”, Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.