Përndiqte një femër, prangoset 56-vjeçari nga Lazarati

tmp_5939-policia-51076678767Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit

Serjan Basha, 56 vjeç, banues në fshatin Lazarat ,Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Për një periudhë tre mujore ka përndjekur shtetasen F.G.
Gjithashtu gjatë kohës që po bëhej shoqërimi për në Komisariat, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme Sh.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Përndjekje ” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 121/a dhe 236/2 të Kodit Penal.