Përse duhet përshëndetur shkarkimi që Zamira Rami i bëri Ylli Muhos (VIDEO)

Shkarkimi i Ylli Muhos nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër nga ana e kryebashkiakes Zamira Rami është një ngjarje që duhet të përshëndetet.

Kjo s’ka të bëj fare me personin Ylli Muho apo performancën e tij në postin që mbante qysh prej korrikut 2015. Duhet përshëndetur akti i Zamira Ramit, e cila kësaj radhe nuk i dhuroi publikut të njëjtën shfaqje që i dhuroi një vit më parë kur shkarkoi nga detyra ish-drejtorin e Ujësjellësit, Dashamir Qeli.

Ndonëse në shkresën që Zamira Rami i komunikonte shkarkimin Ylli Muhos nuk jepej motivacioni i këtij vendimi, sërish ky është një akt i paqtë i kryebashkiakes së Gjirokastrës.

Kësaj here ajo nuk mori kamerat e televizionit që ka në dispozicion për t’i shkuar në zyrë Ylli Muhos dhe t’i komunikonte shkarkimin, njësoj siç veproi me arrogancë ndaj Dashamir Qelit, duke “terrorizuar” gjithashtu edhe punonjësit e asaj ndërmarrje.

Me shkarkimin e Ylli Muhos, kryebashkiakja e Gjirokastrës bën një hap përpara drejt rrugës për të kuptuar, se të ushtruarit e pushtetit me arrogancë e fodullëk nuk të çon asgjëkundi, përveçse drejt dështimit me sukses./ArgjiroLajm.net