Përse kjo foto u kthye në më të pëlqyerën e vitit 2015
Fotoja e mësipërme është bërë nga John Blanding për gazetën “Boston Globe” në 15 shtator 2015. Tregon një turmë njerëzish në ceremoninë e pritjes së akitorëve të filmit “Black Mass” në premierën “Corner Theatre” në Brookline të Massachusetts në SHBA.
Duket një foto kaq e zakonshme, por është pikërisht kjo që ka pasur numrin më të madh të shpërndarjeve në rrjetet sociale dhe lundruesit e internetit e kanë pëlqyer atë. Pse?
Shikoni me kujdes atë gruan e moshuar që qëndron pas hekurave. E patë? Është e vetmja që nuk mban një telefon në dorë. Wayne Dahlberg një designer nga Utah mori më shumë se 14 mijë reweets pasi e rrethoi me të kuqe zonjën e moshuar.
“Ajo thjesht po jeton momentin. Nuk ka arsye të krenohet në rrjetet sociale ku ka qenë”- shkruan një ndjekës.