Përse penisi e ka ngjyrën më të errët se sa pjesa tjetër e lëkurës?
Ndoshta nuk ka të bëjë me pyetjet më të rëndësishme të jetës, si për shembull se cila është kuptimi i gjithësisë, përse jemi këtu? Por mos bëni sikur nuk e keni pyetur të paktën një herë veten se përse disa pjesë të trupit tonë e kanë ndryshe ngjyrën.
Për shembull, pse thithkat tona dhe gjenitalet e kanë dnryshe ngjyrën nga pjesa tjetër e lëkurës tonë? Dhe a shërben për ndonjë qëllim kjo?
Me sa duket përgjigja është jo, sikurse ka shpjeguar së fundmi një dermatolog.
Dr Lindsey Bordone, një dermatolog te Columbia University Medical Center në Nju Jork tha për Mail Online se ndryshimi vjen nga kombinimi i dy gjërave: melanina dhe hormonet.
Kur një qenie njerëzore përballet me pubertetin, sasia e estrogjenit dhe testosteroni bën që trupi të krijojë melaninë, aminoacidi që i jep gjithashtu ngjyrë edhe flokëve tona.
Kjo bën që penisi, thithkat, areola, dhe buzët të bëhen më të errëta.
Ky fenomen shpjegon edhe përse fëmijët që janë biondë bëhen brunë kur rriten.