Peshkonte me kallam në Drino, të moshuarin e zë korrenti

peshkNjë i moshuar në Gjirokastër, i cili ka qenë duke gjuajtur peshk, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka marrë plagë të rënda në trup.

Sipas të dhënave i plagosuri është Vasil Papa 69-vjeç nga lagja Granicë dhe është goditur nga korrenti duke gjuajtur peshk në lumin Drino. Kallami i peshkimit ka kapur një nga përcjellësit e linjës së tensionit të lartë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Menjëherë 69-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga peshkatarët që ndodheshin pranë tij, ndërkohë që për mjekim më të specializuar është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë