Pezullohet aplikimi dhe shpërndarja e dokumenteve të identifikimit
Ministria e Brendshme ka njoftuar se në daten 31 dhjetor, do të pezullohet pjesërisht aplikimi/shpërndarja e dokumentave të identifikimit, pasaporte dhe karte identiteti.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ministria e Brendshme sqaron se shkak eshte procesi vjetor i mirëmbajtjes e inventarizimit të sistemit.
Puna normale për shpërndarjen e pasaportave do të vijojë pas dates 4 janar.
Njoftimi i polote i Ministrise se Brendshme
Pezullohet pjesërisht aplikimi/shpërndarja e dokumentave të identifikimit përgjatë 31 dhjetorit 2015
Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjithë shtetasit e interesuar për t’u pajisur me letërnjoftim apo pasaportë biometrike, se përgjatë datës 31 dhjetor 2015 (të enjten) Zyrat e Aplikimit pranë Njësive të Pushtetit Vendor për dokumenta identiteti në Shqipëri dhe përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit, (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), nuk do të mund të presin aplikime të reja dhe nuk do të shpërndajnë letërnjoftime elektronike deri në orën 11:00.
Gjithashtu, në datën 31 dhjetor 2015, nuk do të kryhet deri në orën 11:00 as shpërndarja e pasaportave, pranë Komisariateve të Policisë.
Shkak për këtë pezullim të përkohshëm, është procesi vjetor i mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit.
Ndërsa në vazhdim, në datë 4 Janar 2016, do të jenë hapur vetëm zyrat e shpërndarjes së pasaportave, në komisariatet e policisë dhe pas datës 5 Janar 2016 (pas pushimeve për festat e ndërrimit të viteve) do të vijojë normalisht procesi i pajisjes së shtetasve me dokumenta identifikimi.