Pikë bastesh e paligjshme në Gjirokastër, kallëzohet 26-vjeçari

Një pikë bastesh sportive e paligjshme është zbuluar nga policia e Gjirokastrës në lagjen ‘Blloku i Furrave’. Policia thotë se ka bërë kallëzim në Prokurori për shtetasin I.K, vjeç 26, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Blloku i Furrave”, në lokal, ju gjetën e bllokuan një kompjuter dhe një printer, që shërbenin për plotësimin e biletave për bastet sportive. Cështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.