Pista e aeroportit të Gjirokastrës do të bllokohet me blloqe betoni?

aeroporti-i-gjirokastres-02Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar rreth 90 milionë lekë për të blerë blloqe betoni në formë pengesash, për t’u vendosur në pistat/fushat e uljes së avionëve.

Nuk dihet nëse MM i do këto blloqe për t’i vendosur në bazat e saj ushtarake dhe në pista që ka në përdorim për mjetet e Forcave Ajrore, apo për të bllokuar ato pista jofunksionale, të cilat u përfolën shumë se përdoreshin nga avionë të vegjël për të bërë trafiqe droge në vendin tonë.

Një pistë e tillë që u përfol shumë qe ajo e Gjadrit në zonën e Lezhës, e cila u bllokua kohë më parë nga Ushtria me blloqe betoni.

Por ndoshta kjo nuk ka mjaftuar dhe si duket ushtria po merr masa edhe për bllokimin e disa pistave të tjera që ndodhen në vend, sikurse mund të jenë aeroporti i Gjirokastrës, ai i Kukësit, baza e avionëve në Kuçovë, e kështu me rradhë.