Plagosi dy të rinj, pranga 19-vjeçarit nga Tepelena

policia-tepelene-655x356Nga ana e efektivëve të komisariatit të Policisë Tepelenë,ditën e djeshme është bërë arrestimi në flagrancë I shtetasit:

Leonard Oruçi, 19 vjeç banues në fshatin Izvor Tepelenë. Arrestimi I tij u bë pasi:

Rreth orës 17:00 , datë 19.07.2015, për motive të dobëta  ky shtetas ka qëlluar me mjete prerëse shtetasit:

  1. M, 23 vjeç banues në fshatin Izvor,Tepelenë.
  2. M ,33 vjeç banues në fshatin Izvor,Tepelenë.

 Këta shtetas ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

 Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” të parashikuar nga neni 90 I Kodit Penal.