Plagosja te Ura e Lumit, reagon policia e Gjirokastrës
April 25, 2016
Pak pas ngjares te Ura e Lumit në Gjirokastër, ka reaguar policia e Gjirokastrës përmes një njoftimi të shkurtër.
“Në afërsi të ‘’Urës së Lumit ‘’, lagja ’’18-Shtatori’’, Gjirokastër, pranë karburantit
është plagosur me armë zjarri në dorë shtetasi J.A , 39 vjeç, banues në Tepelenë, i
cili është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorit” thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarje ndodhi mbrëmë, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
|Libohova Online|