Plas sherri në një fabrikë në Dropull, adoleshenti rreh 35-vjeçarin
November 19, 2017
Policia e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori një 18-vjeçar, i cili dhunoi verbalisht dhe fizikisht një 35-vjeçar. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në një fabrikë në zonën e Dropullit. “Shtetasi XH.L për motive të dobëta është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me shtetasin K.R, 35 vjeç, për pasojë, ky i fundit ka pësuar dëmtime të lehta në këmbë”, njofton policia e Gjirokastrës.