Plas skandali/ Skënderbeu ka trukuar me dhjetra ndeshje, raporti UEFA-s përmend edhe emrin e Ridvan Bodes

jjgnjhfTë tjera detaje dhe emra personash të njohur në Shqipëri dalin në dritë nga publikimi i dokumentit zyrtar prej 31 faqesh të UEFA-s, e cila dënoi Skënderbeun me 1 vit jashtë Kupës së Europës, pasi zbuloi manipulimet e skuadrës korçare si brenda dhe jashtë vendit.
Po kush janë emrat konkretë të përfshirë? Duke nisur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode e deri te drejtuesit e kompanive të ndryshme të basteve, UEFA i përmend njëri-pas tjetrit.
I pari që përmendet në listë është Ridvan Bode, ish-ministri i Financave. Ai përflitet për aferat për privatizimin e Skënderbeut dhe për ndërhyrjet që ai ka bërë asokohe me Dinamon dhe Shkumbinin që korçarët të shpalleshin kampionë.
Së dyti është emri i presidentit aktual, Ardjan Takaj, i cili përmendet për afërat e trukimit të ndeshjeve dhe ndërhyrjeve për të manipuluar rezultate së bashku me familjen e tij. Ndërsa nuk harrohet pa u përmendur dhe ish-presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, ku të dy këta personazhe kanë drejtuar ekipin gjatë periudhës kur janë trukuar shumë takime.
Ndërsa nuk lihen jashtë dhe emrat e kompanive të basteve si dhe pronarët e tyre, të cilët shihen fare qartë, duke iu përmendur dhe adresat e e-mailit në këtë dokument prej 31 faqesh, i cili detajon dhe fajëson skuadrën korçare si dhe drejtuesit e saj.
“Eurobest sh.a.”, “Star Bet”, “Top-Bast”, “SBObet”, “Baste Live”, “Super Bast”, janë emrat e kompanive që përmenden në këtë material.