Plas te Luftëtari, Bregu kundër tifozëve: Boll me fyerje dhe sulme!

Dejvi Bregu arriti të shënonte një gol mjaft të bukur ndaj vlonjatëve, por që nuk i shërbeu ekipit të tij për të siguruar trepikëshin.

“Vazhdojmë të ndëshkohemi pa të drejtë dhe për këtë jam i mërzitur. Por, po ashtu ndihem shumë keq, kur disa pseudo tifozë që vijnë në stadium ofendojnë lojtarët e tyre. Në pjesën e parë stadiumi brohoriste emrin tim, por në të dytën duket se e harruan një gjë të tillë shumë shpejt. Ata që ofendojnë lojtarët e Luftëtarit, nuk mund të quhen tifozë”, tha Bregu pas ndeshjes.