Plehrat ‘pushtojnë’ Dropullin, shihni çfarë bëhet në Vrisera (FOTO)

Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Dropull vazhdon të mbetet problem.

Në shumë prej fshatrave të kësaj bashkie, plehrat qëndrojnë prej ditësh pirg, duke shkaktuar aromë të keqe dhe duke u kthyer në vatër infeksionesh.

Fotot që shihni më poshtë janë shkrepur një ditë më parë në fshatin Vrisera. Situtata është e tillë edhe në shumë fshatra të tjerë.

Ndërkohë problem më vete është edhe depozitimi i mbetjeve të Dropullit në lumin Drino, përbri rrugës që të çon në Libohovë.

/Libohova Online/