Pllakos kriza në Gjirokastër, qeveria nuk po gjen më as drejtorë, kreu i ri i IKMT vjen nga Tirana

Pas zgjedhjes së Dino Selimit në krye të Këshillit të Qarkut Gjirokastër, është gjendur pasuesi i tij në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Altin Abazaj do të jetë kreu i ri i IKMT Gjirokastër. Me origjinë nga Durrësi e banim në Tiranë, ai ka zgjedhur të sakrifikojë shumë në këtë fazë të karrierës së tij duke shërbyer në jug të vendit. Me ç’duket largimet e njerëzve nga qarku Gjirokastër janë kaq masive sa nuk po gjenden dot as njerëz për të punuar si drejtues institucionesh. Siç thotë dhe vetë kryeministri, punë ka plot, por jo profesionistë. Edhe kur gjenden ata janë gjithmonë larg.