Po ikte në Greqi me kanabis në xhep, arrestohet në Kakavijë 19-vjeçari (Emri)

Një 19-vjeçar nga fshati Çermë i Lushnjes u arrestua në doganën e Kakavijës. Ai paraqiti pasaportën për të kaluar në Greqi, por nuk e ka menduar se do të zbulohej kanabisi që kishte fshehur në xhep, rreth 200 gr.

Policia e ka arrestuar në flagrancë, Emarjus Rodhën dhe dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.