Po ktheheshin nga Greqia, çifti aksidentohet në rrugën Tepelenë-Këlcyrë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të qytetit të Këlcyrës. Mësohet se një automjet me targa greke që ka qenë duke udhëtuar në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjeri. Çifti kanë qenë duke u kthyer nga Greqia. Në momentin e aksidentit, shoferja ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit. Policia po heton për të mësuar shkaqet e plota të aksidentit. Ndërkohë mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.