Po merr formë rruga e re nga Kthesa e Libohovës te Ura e Suhës (FOTO)
Në janar të këtij viti qeveria shqiptare çeli një fond të ri për 1.9 miliard lekë të reja për rehabilitimin e rrugëve rurale. Fondi iu akordua disa bashkive në vend, përfshi këtu edhe Bashkinë Libohovë.
Rruga që do të rikonstruktohet është segmenti Kthesa e Libohovës-Ura e Suhës. Punimet për lotin e parë kanë nisur në fund të muajt gusht dhe pritet të përfundojnë brenda këtij viti.
Libohova Online sjell disa foto që tregojnë fazën aktuale të punimeve. Pas hapjes së kanaleve anësore dhe nivelimit me shtresa çakëlli, do të vijohet me asfaltimin dhe vendosjen e sinjalistikës. Ndërsa më pas pritet fondi për lotin e dytë të punimeve.
Rehabilitimi i kësaj rruge lehtëson shumë lëvizjen jo vetëm të banorëve të Libohovës në lagjen pranë fushës, por edhe të atyre që duan të shkojnë më tej në fshatrat Labovë, Suhë, Stegopul etj.
Ndërkohë para disa ditësh në Libohovë kanë nisur edhe punimet për rehabilitimin e qendrës së re të qytetit, projekt i financuar nga programi ‘Rilindja Urbane’
/Libohova Online/