Policia e Gjirokastrës arreston tre shtetas nga Kosova
November 19, 2017
Policia Kufitare e Gjirokastrës ka arrestuar tre shtetas nga Kosova, të cilët dyshohen se në dalje të pikës kufitare të Tre Urave paraqitën leje zvicerane të falsifikuara. Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth mesnatës.
Të arrestuarit janë A.K, 23 vjeç, banues në Prizeren, Z.Sh, 37 vjeç, banues në Suharek dhe V.I, 24 vjeçe, banuese në Ferizaj. Ndaj tyre rëndon akuza për ”Falsifikim i leternjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.