Policia e Gjirokastrës bën thirrje për ndihmë: Identifikoni këtë grua të larguar nga banesa

Policia e Gjirokastrës bën thirrje për ndihmë, për identifikimin e një gruaje, e cila është larguar nga banesa. Më poshtë njoftimi dhe fotografia e gruas.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër kërkon bashkëpunimin e mediave dhe ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një shtetaseje të seksit femër, e cila është larguar nga banesa.

Shtetësja është gjetur nga uniformat blu mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30 në fshatin Zhapokik, Memaliaj. Është rreth 1.60 cm e gjatë, rreth 50 vjeçe, ka flokë ngjyrë të zezë, të prera shkurt dhe ka veshur një palë pantallona xhinse ngjyrë blu, një xhup ngjyrë jeshil dhe një shall ngjyrë të zezë.

Shtetases i është siguruar ndihma e nevojshme mjekësore ku nën praninë edhe të psikologut është pyetur mbi identitetin dhe vendbanimin, por nuk deklaron asgjë. Uniformat blu kanë pyetur banorët e zonës përreth ku është gjetur, të cilët kanë deklaruar se nuk e njohin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falenderon çdo qytetar, i cili jep informacion mbi shtetasen në fjalë duke garantuar se do vlerësojë çdo të dhënë me qëllim dërgimin e saj pranë familjarëve.