Policia e Gjirokastrës çarmatos gjahtarët në Çatistër. Kishin shkuar të vrisnin derra

Pesë persona janë kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës, pasi janë kapur me armë gjahu pa leje. Policia thotë se të ndaluarit janë shtetasit; Dh.P, Dh.Q, P.P, F.S dhe B.B, vjeç 52, 23, 69, 45 dhe 57, banues në fshatin Poliçan,  Fllomo, Gjirokastër dhe Fushëbardhë. Ata u kapën në fshatin fshatin Çatistër, Bashkia Dropull.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua 1 pistoletë tip “Bereta”, në pronësi të shtetasit Dh.P. Punohet për gjetjen e armëve të tjera të cilat autorët i kanë fshehur.

Gjuetia është e ndaluar në vend që prej vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Sidoqoftë në mënyrë të paligjshme ka ende persona që bëjnë gjueti, jo vetëm në Gjirokastër por edhe në zona të tjera të vendit. Çatistra është një prej zonave që preferohet shumë nga gjuetarët sidomos për derrin e egër që rritet në këtë zonë.

©ArgjiroLajm.net