Policia e Gjirokastrës, ceremoni festive për 103 vjetorin e themelimit

 Policia e Gjirokastrës, ceremoni festive për 103 vjetorin e themelimit

12508889_514294862075678_6069845691662052624_nMe rastin e 103 Vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit Drejtoria e Policisë Gjirokastër organizoi një ceremoni festive ku të ftuar ishin Shoqata e Veteranëve, Prefekti i Qarkut, Kryetari i Këshillit të Qarkut, media dhe efektivë policie.

Ceremonia nisi me ngritjen e flamurit kombëtar, më pas vijoi me fjalën përshëndetëse të personaliteteve të pranishëm, të cilët vlerësuan punën e policisë ndër vite.

Drejtori Arianit Arapi bëri një ekspoze të transformimit të policisë sidomos në vitet e fundit, duke vënë theksin te rritja e kapaciteteve dhe aftësive për parandalimin dhe zbardhjen  ngjarjeve kriminale. Gjatë ceremonisë të pranishmit mbajtën edhe një minutë heshtje për nder të policëve të rënë në krye të detyrës ndër vite. 

Policia shqiptare, e krijuar më 13 janar të vitit 1913, është ndër institucionet e para të krijuara me një akt të posaçëm të kryeministrit të asaj kohe të Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali.

Në qershor të po atij viti u vendos për herë të parë uniforma e rregullt kombëtare e xhandarmërisë. Ndërsa në vitin 1919, për herë të parë u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Qetësisë Publike, si dhe u ngritën 14 zyra të policisë në prefektura e nënprefektura.

Libohova Online