Policia e Gjirokastrës publikon oraret, ja kur bllokohet kufiri me Greqinë

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje përmes një njofimi për oraret kur pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të bllokuara për shkak të një greke që organizon Dogana Greke.

Sipas policisë, bllokimi automjeteve nis nesër në orën 7 të mëngjesit deri pasnesër në po të njëjtën orë. Lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejtë shtetit të Greqisë dhe anasjelltas.

Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufutar duke sjellë konfuzion.

Ju falenderojmë për mirkuptimin!