Policia e Janinës në garë me shqiptarin, braktis makinën me 43 kg drogë

Një makinë e mbushur me marijuanë, që vinte nga kufiri greko-shqiptar dhe drejtohej nga një shqiptar, është ndaluar në Janinë. Mësohet se pas ndjekjes nga policia, makina është kapur në Metsovo.

Pasi ka ndaluar makinën, drejtuesi i saj e braktisi atë dhe u largua me vrap, duke lënë pas 2 çanta me 26 pako që përmbanin 43 kg 380 gr marijuanë. Nga hetimet e policisë greke, makina rezulton e vjedhur në Greqi.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shoferin shqiptar, rreth 35 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e tij.