Policia i gjen kanabis në shtëpi, ndalohet 52-vjeçari nga Gjirokastra

Një 53-vjeçar nga Gjirokastra është ndaluar nga policia pasi në banesën e tij u gjet kanabis. Policia thotë se ka referuar në prokurori çështjen në ngarkim të shtetasit Xh.B., vjeç 52, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në banesë në lagjen “Zinxhira”, iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Policia nuk bën me dije sasinë e drogës që iu kap, ndërsa çështja po hetohet nga organi i akuzës.