Policia ndalon prodhuesin ilegal të pijeve alkolike nga Lunxhëria. Shihni çfarë bëhej në magazinën e tij (FOTO)

Autoritetet doganore në Gjirokastër në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar një operacion në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Kështu, në fshatin Dhoksat të njësisë administrative Lunxhëri kanë bllokuar 6800 litra verë dhe 500 litra raki. Sipas ligjit, sasia e lejuar për konsum personal është vetëm 200 litra verë dhe 100 litra raki. Nëse tejkalohet kjo sasi, subjekti duhet të jetë i regjistruar si subjekt prodhues i këtyre pijve alkolike.

Policia ka shoqëruar prodhuesin 70-vjeçar, S.P, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës. ArgjiroLajm.net sjell më poshtë foto nga magazina ku mbaheshin këto pije alkolike.

©ArgjiroLajm.net