Policia në gadishmëri për natën e ndërrimit të viteve
December 27, 2015
Rreth 70 % e efektivëve të policisë do të jenë në terren në gjendje gatishmërie natën e ndërrimit të viteve. Më urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako të gjitha strukturat e policisë në shkallë vendi do të përforcojnë masat për t’iu përgjigjur në kohë shqetësimeve të qytetarëve.
Në prag festash pikat kufitare përballen me fluks të emigrantëve shqiptarë të cilët kthehen për të kaluar Vitin e Ri pranë të afërmve në atdhe. Edhe në kufi do të ketë shtim të sporteleve për të eliminuar pritjen në radhë të gjata.
Mësohet se Çako të ketë kërkuar performancë të lartë të policisë kufitare, shërbim sa më të shpejtë e të kulturuar ndaj shqiptarëve që udhëtojnë drejt vendit tonë por edhe atyre që largohen për festa jashtë Shqipërisë.