Policia: Spiunoni parcelat me kanabis, merrni 3 milionë lekë shpërblim

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme vë në dispozicion një shpërblim deri në 3 milionë lekë të vjetra për çdo shtetas që do të ofrojë informacion të vlefshëm lidhur me parcelat e kultivuara me kanbis.

SHÇBA garanton anonimatin e personave që do të informojnë si dhe fton çdo shtetas të bashkëpunojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të kultivimit të bimëve narkotike në vendin tonë, duke kontribuar për një ambjent më të sigurt dhe një Shqipëri më të mirë.