Policia u bën apel qytetarëve: Mos udhëtoni drejt jugut!

1013622_10204657298369833_2649754556925678389_nPolicia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin sot udhëtimet për në jugut të vendit, pasi situata është tejet problematike. Në çdo moment pritet edhe bllokimi i rrugëve nacionale, pas atyre rurale, për shkak të vërshimit të disa lumenjve, si Osumit, Vjosës, Devollit.

Shtabi i Emergjencave që është ngritur ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat për të evakuar banorët që jetojnë në fshatrat përreth lumenjve, pasi një pjesë e mirë e tyre janë nën ujë tashmë, por pritet avancimi i ujit me kalimin e orëve.

Situata më e rëndë paraqitet në Novoselë të Vlorës, në Berat e Tepelenë e Gjirokaster.