Policia zbardh aksidentin te ‘Kthesa e Libohovës’, çon në Prokurori 35-vjeçarin
Policia e Gjirokastrës ka dhënë sot më shumë detaje rreth aksidentit të para dy ditëve në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, pranë vendit të quajtur ‘Kthesa e Libohovës’.
Janë referuar në Prokurori materialet hetimore për shoferin e betonieres, shtetasin J.B, 35 vjeç.
Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.
Më datë 24.09.017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.B, vjeç 35, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 23.09.2017, në rrugën nacionale Gjirokastër–Kakavijë, te “Kthesa e Libohovës”, duke drejtuar betonierën tip “Benz”, ka goditur furgonin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.XH, vjeç 32, banues në Fier, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit D.XH, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.