Policja e “Shqiponjave” nga Gjirokastra “tërbon” mediat e huaja (FOTO)

 Policja e “Shqiponjave” nga Gjirokastra “tërbon” mediat e huaja (FOTO)

anisaAnisa Zani është kthyer në policen më të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej.

Ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të njohura në Europë.

Britanikja e njohur Mirror ka bërë një shkrim për policen bukuroshe, duke thënë se ajo ka fituar qindra admirues online.

23-vjeçarja nga Gjirokastra që punon prej katër vitesh në polici, thotë se bukurinë ia ka falur Zoti.

Ajo shprehet për gazetën britanike se merr shpesh komplimente gjatë punës së saj, por i injoron ato, pasi puna si police është prioritet për të.

Sipas Mirror, ajo ka qenë edhe në operacionet në Lazarat, duke i shpëtuar sulmeve me armë dhe granatë.

Në fund, 23-vjeçarja thotë për gazetën britanike se ndjehet e sigurtë vetëm në krahët e të fejuarit të saj, pasi sipas Anisës, “asnjë uniform nuk është aq e fortë, sa uniforma e dashurisë”.

anisa

Anisa Zani

Anisa Zani

Libohova Online