Portali i PD Gjirokastër: Zamira Ramin e pështynë në spital. Reagon kryebashkiakja: Jeni pionerët e lajmeve të rreme
Kryetarja e bashkisë Gjirokastër Zamira Rama ditën e sotme është përplasur me një zonjë, paciente në Spitalin e Gjirokastër ku kjo e fundit e ka përshtyrë në fytyrë kryebashkiaken.
Mësohet se Zamira Rami, ka shkuar në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës në spital, me rastin e 8 marsit ditës së gruas për t’u dhuruar nga një lule. Kështu është raportuar gjatë ditës nga portali zyrtar i PD Gjirokastër, “jugunews.net”.
Më vonë kryebashkiakja e Gjirokastrës ka reaguar duke i quajtur këto lajme si shpifje, ndërsa e cilëson portalin “jugunews” si “pioner të lajmeve të rreme”. Më poshtë reagimi i plotë i saj:
“Sot është një ditë-homazh për çdo grua, sakrificat, lodhjen, dashurinë pa kushte që ajo ofron. Edhe në këtë ditë, portale online, si Jugu Neës, pionere të lajmeve të rreme që nuk përfaqësojnë aspak Jugun e mrekullueshëm të Shqipërisë, fabrikuan një lajm më qesharak se qesharakja.
Ne zgjodhëm të dhurojmë lule, ata gënjeshtra të paskrupullta.
Ne ishim pranë nënave që sot nuk mundën të festonin, disa të tjerë përdorin gjithë forcën e intelektit për të prodhuar “skandale” ndaj grave që drejtojnë duke i shërbyer komunitetit. Ne ecim përpara për një të ardhme të re disa të tjerë vazhdojnë të notojnë në hilet dhe truket e vjetra. Ne promovojmë përkujdesjen dhe dashurinë, ata nxisin baltosjen.
Mbi baltën e hedhur do të mbjellim lule.
/ArgjiroLajm.net