Pranga 33-vjeçarit, qëlloi me grusht arbitrin e ndeshjes

Nga specialistët Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Kristjan Lleshi, 33 vjeç, banues në Përrenjas.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Gjatë ndeshjes së futbollit Tepelena – Domosdova, në Stadiumin “Sabaudin Shehu”, Tepelenë, ky lojtar i ekipit Domosdova ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, shtetasin A.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.