Prapaskenat e shkarkimit të Ylli Muhos. Tavo emëron Kristaq Thimion në vend të tij?

Shkarkimi nga Zamira Rami i nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Ylli Muho duket se nuk lidhet thjesht me një përplasje mes tyre në raportet epror-vartës.

Zëra në Bashkinë Gjirokastër thonë se spostimi i Ylli Muhos nga ky pozicion është bërë për t’i hapur rrugë emërimit në postin e nënkrytarit, Kristaq Thimios.

Ky i fundit është një prej njerëzve të afërt të deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.

Në vitin 2013, kur LSI nisi bashkëqeverisjen me PS-në, Kristaq Thimio u emërua në postin e kryeinspektorit të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër.

Por emërimi në këtë post zgjati pak, pasi Thimio u shkarkuar në dhjetor të vitit 2014 nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Shkak për shkarkimin ishte fakti se ai rezultonte debitor në OSHEE, me një shumë të konsiderueshme të akumuluar prej vitesh.

Sidoqoftë emërimi i tij në postin e nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër ende nuk është zyrtarizuar. PS përfaqësohet me nënkryetarin Odise Kote, ndërsa LSI, përveç Zamira Ramit, ka edhe nënkryetarin Aurel Lapa. Nuk dihet se kujt t’i takojë posti i nënkryetarit tjetër, PS-së apo LSI-së?/ArgjiroLajm.net