Prej tre ditësh rezultonte i humbur, 53-vjeçari nga Gjirokastra gjendet i mbytur në Drino

largea_polumbaret1351783232Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në ujërat lumit Drino në Gjirokastër. Viktima është identifikuar si shtetasi Ymer Mikecaj 55 vjeç banues në Gjirokastër.

Mikecaj ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i tij u gjet nga disa nga banorë të zonës përreth lumit, të cilët njoftuan menjëherë forcat e policisë.

Pas sinjalizimit, policia mbërriti për të bërë verifikimet e duhura. Aktualisht po hetohen shkaqet e vdekjes së 55-vjeçarit.