Presidenti Nishani vizitë në Gjirokastër

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, po qëndron sot në Gjirokastër. Qyteti i gurtë është vënë në masa të larta sigurie.
Ndalesën e parë Nishani e ka bërë në Universitetin “Eqerem Çabej” ku po mban një leksion të hapur me temë “Sfidat e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe sigurisë”.
“Bëhuni pjesë e përkushtimit ndaj dijes, do të jeni e ardhmja drejtuese e vendit”u është drejtuar ai studentëve.
Pas aktivitetit në Universitet, Nishani do të dekorojë disa figura të artit, sportit e kulturës në ambjentet e teatrit “Zihni Sako”.