Primaret, PD zyrtarizon kandidatin për Libohovën

Primaret e PD në Bashkinë Libohovë ishin thjesht një formalitet sepse nuk pati garë duke qenë një kandidat i vetëm. Sidoqoftë në përfundim të procesit u shhpall fitues Adil Xhelili me 282 vota. Shifra e pjesëmarrësve në votim duket disi e lartë për një bashki të vogël si Libohova, por në këtë rast nuk merr rëndësi për aq kohë sa ishte vetëm një kandidat. Xhelili me profesion mësues pritet që më 14 maj të përballet me kandidatin apo kandidaten e Partisë Socialiste.