Prishen kompjuterat në Kakavijë, bllokohen në kufi rreth 400 automjete

KakavijeMësohet se paraditen e sotme, në Doganën e Kakavijës, në Gjirokastër, është bllokuar qarkullimi dhe radha ka shkuar në 2 km me afro 400 automjete në pritje.

Por, ndryshe nga herët e tjera, kur bllokohej serveri i palës greke, bllokimi kësaj radhe ka ardhur nga sistemi shqiptar i kompjuterave, që nuk ka mundur ta përballë fluksin.