Pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike, OST aplikon te ERE

largea_energji1380119274-645x356Siç ishte përfolur dhe më parë, çmimi i energjisë elektrike ka gjasa të rritet, ndaj dhe tarifat për konsumatorët do të ndryshojnë. Sipas News24, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka aplikuar sot për rritjen e energjisë elektrike, duke dorëzuar kështu kërkesën pranë Entit Rregullator të Energjisë.

Në kërkesën e paraqitur, parashikohet të ketë një rritje me 10% të tarifës së transmetimit. Ndërsa pritet që të dorëzohet dhe kërkesa nga anë e KESH dhe OSHEE. Pasi të dorëzohen të gjitha këto kërkesa, vendimi për rritjen apo jo të çmimit të energjisë i takon Entit Rregullator të Energjisë.