Pritet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Gjirokastër dhe 4 qarqe të tjera

2Qeveria do të mblidhet në mbrëmje rreth orës 20:00 për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 5 qarqe të vendit, të cilat janë prekur nga reshjet e dendura, stuhitë dhe përmbytjet.

Vlora, Berati, Fieri, Gjirokastra dhe Elbasani janë qarqet ku do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Situata pritet të përkeqësohet ditën e mërkurën, pasi intensiteti i reshjeve të shiut do të jetë edhe më i madh.